Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Me vendim të këshillit të ministrave në shkarkimin e Tushes argumentohet se ka ndodhur për shkak të shkeljeve të rënda që ai ka kryer.
Fatos Tushe u arrestua një ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.
