Danimarka ka bërë stadiumin e Wembley-n të heshtë, me një supergol nga goditja e dënimit.
Goli u realizua nga talenti i Sampdorias Damsgard, i cili realizoi me mjaft mjeshtëri nga distanca.
https://streamable.com/f2l7tz
Pikërisht Damsgard, pak minuta para se të realizonte “golin magjik” rrezikoi me një goditje të bukur portën e portierit Pickford, por topi, përfundoi disa centimetra larg shtyllës së dytë.
Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e “Tre Luanëve”. Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, barazimi erdhi me anë të një autogoli të shkaktuar nga kapiteni Kjaer. Aktualisht ndeshja është me rezultatin 1-1, ndërsa na ndajnë pak minuta nga përfundimi i pjesës së parë.
https://streamable.com/mdhk7c