Nëna e Lusida Gaurunjës, njërës prej viktimave në aksidentin tragjik në tunelin e Elbasanit një vit më parë ka kërkuar drejtësi për jetën e vajzës së saj vetëm 19-vjeçe.
Në aksident humbën jetën 2 vajza të reja dhe u plagosën dy të tjera, por një ditë më parë Gjykata e Elbasanit vendosi të jap një vendim skandaloz për autorin Behar Pema, 58 vjeç, i cili drejtonte mjetin e tij i dehur. Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në arsyetimin e Gjykatës thuhet se familjarët e viktimave e kishin falur autorin.
Për këtë vendim, ajo ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e saj social, facebook.
Ndër të tjera ajo shkruan se të bijën e saj së bashku me shoqen e përfshirë në aksident, i vranë për së dyti.
Postimi i plotë:
“Me 13 shtator ne ditelindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta moren jeten padrejtesisht… ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por ne arkivolin e ftofte…
E dje ty e shoqen tande Xheni te vrane per se dyti… ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vdekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin…
Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote…. Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre denimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera dhimbjen tone!!!!!”, shkruan e ëma e pikëlluar në Facebook.