Prej ditësh Dua Lipa së bashku me familjen dhe partnerin e saj janë duke ja kaluar për mrekulli në Shqipëri.
Ata nuk kanë lënë asnjë vend pa shëtitur dhe kanë marrë jugun tonë më rradhë.
Pas Drimadheve, Dua është ndalur në Kep Merli dhe sigurisht nuk kishin si të mungonin as fotot dhe videot.
Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera Dua ka vendosur dhe vendodhjen. Pas kritikave të shumta nga ndjekësit për shkak se nuk vendoste “locationin”, këngëtarja me origjinë shqiptare ka vendosur që mos e bëjë më të njëjtin gabim.
Ajo bëri disa postime ku tregonte bunkerët dhe shkruante se Kep Merli i duket shumë i bukur duke i treguar fansave të huaj se ku ndodhej.



Gjithashtu, Dua postoi dhe disa foto me bikini krah së cilave shkruane se nuk dëshiron që të largohet nga Shqipëria.
“Asnjëherë nuk dua të largohem”, shkruan Dua.
View this post on Instagram