Edhe pse në rrugët e të gjitha kryeqyteteve evropiane mund të shohësh shpesh çifte duke u puthur, në Prishtinë një polic mendon se kjo është e patolerushme.
Një foto e publikuar së fundmi tregon se si Policia e Kosovës i ka vendosur një gjobë një emigranti në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij.
Rasti ka ndodhur afër një klubi nate në kryeqytetin kosovar. Për aktin e tij – puthjen, qytetari, shtetas i Suedisë, është gjobitur me 450 euro.
“I njëjti bënë sjellje të pa hijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.Për vënien e gjobës prej 450 eurosh policët janë thirrur në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike”, thuhet të përshkrimi shkruar nga oficerët e Policisë.
