Një tragjedi familjare për ish-mesfushorin e Gjermanisë, Michael Ballack.
Djali 18-vjeçar Emilio ka humbur jetën në një aksident tragjik me motor teksa ishte
me pushime në Portugali.
Lajmi është dhënë nga kanali portugez TVI24, që ka shpjeguar se djali ka mbetur i
përfshirë në aksident në orët e para të së enjtes afër Villas do Mar.
Në vend kanë shkuar zjarrfikësit për të ndihmuar djalin e Ballack, por nuk është
mundur të bëhej asgjë për t’i shpëtuar jetën.
Lajmi ka tronditur Gjermaninë, ku Ballack është një personazh shumë i dashur dhe i
vlerësuar.