Detaje të reja janë bërë me dije nga aksidenti tragjik i ndodhur pak më parë në aksin Fier-Vlorë. Një grua ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një automjet tip “Volswagen” në momentin që ishte duke kaluar rrugën. Gruaja kishte mbushur një qese me perime dhe po përpiqej ta kalonte rrugën me shpejtësi, kur papritur është përplasur nga automjeti.
Policia, ende nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e viktimës. Kujtojmë se ky është aksidenti i disatë, i shënuar së fundmi në këtë aks, pasi është rritur edhe qarkullimi për shkak të sezonit turistik.
Gazeta Shqip raporton se gruaja është përplasur për vdekje nga një makinë tip ‘Golf’, teksa tentonte që të kalonte autostradën. Nga aksidenti në fjalë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.