Temperaturat në Tiranë sot shënojnë 37 gradë celsius dhe këto ditë të nxehta kanë nevojë për freski.
Bashkia Tiranë ka menduar për qytetarët të cilët janë të detyruar të lëvizin edhe në kulmin e vapës rrugëve të kryeqytetit.
“Tirana Cooling Station” është risia e kësaj vere nga Bashkia, për tu ardhur disi në ndihmë qytetarëve të sfidojnë temperaturat e larta.
Fillimisht kjo risi nisi pranë Bashkisë Tiranë, aty ku u krijua një ‘mini-xhungël’ që qytetarët të strehoeshin për disa minuta për të reduktuar lodhjen prej të nxehtit afrikan që ka qenë prezent prej kohësh në vendin tonë.

Tani pikat “Cooling Station” janë përhapur gjerësisht nga Bashkia dhe qytetarët kanë mundësi të shmangen nga vapa e stinës për disa momente dhe të freskojnë veten e tyre.
Për më tepër ndiqni videon më poshtë:
https://streamable.com/v8fvrr