Disa persona në Elbasan janë përfshirë në një sherr ku është dashur ndërhyrja e policisë.
Megjithatë në ngjarjen që ndodhi në afërsi të markatës në qytetin e Elbasanit, është sulmuar dhe dhunuar një efektiv policie.
Policia sapo ka marrë njoftimin për konfliktin ka shkuar mënjeherë, por në momentin e mbërritjes personat kanë qëlluar me sende të forta makinën e uniformave blu.
Pas mbërritjes së përforcimeve është bërë e mundur prangosja e disa prej personave.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një mjet prerës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.