Agro Iliria Group është një nga bizneset më të mëdha në vend, i cili ka bërë një investim gjigant në tokat pranë Lagunës së Karavastasë në Divjakë. Kjo fermë merret me kultivimin e shegës dhe mana goxhit ose të quajtura ndryshe ‘Goji Berry’.
Shega ëshë një frut mjaft i njohur në vendin tonë por ‘Goji Berry’ është më pak i përhapur në Shqipëri. Ky frut i vogël me ngjyrë të kuqe nisi të tregtohej gjërësisht në vitin 2015 pas një marketimi që iu bë në lidhje me përfitimet shëndetësore që kishte.
Kjo fermë tregton produkte të freskëta dhe me vlera ushqimore pasi iu kushton një kujdes të veçantë kultivimit të tyre.
Përveç tregtimit të frutave ka edhe argëtim në këtë fermë pasi organizohet edhe Festivali i Vjeljes së Shegës. Agro Iliria Group është një histori suksesi dhe frymzuese për vendin tonë.