Viti 43 pes
Në gushtin e vitit 43 pes, Gaius Julius Cadaesar Octavianus detyron Senatin për ta zgjedhur Konsull. Më vonë, më 27 pes, ai e shpalli Romën perandori, duke u bërë vetë i pari perandor romak; Oktaviani mori emrin Augustus, dhe qëndroi në fron deri në vitin 14 të erës sonë, kur vdiq në moshën 75 vjeçare.
Xhaxhai i tij nga nëna Jul Çezari u vra në 44 p.e.s dhe Octavius u emërua në testamentin e Çezarit si djali i tij i birësuar dhe trashëgimtar. Më pas, Octavius mori emrin Gaius Julius Caesar dhe u quajt Oktavian (latinisht: Octavianus).
Historianët e lashtë thonë se muaji August (gusht) u quajt i tillë për nder të emrit të tij; deri atëherë ky muaj quhej Sextilis (Gjashtë), sepse ishte muaji i gjashtë i kalendarit të lashtë. Gjithashtu, perandori Augustus kërkoi që muaji me emrin e tij të ishte njësoj i gjatë me muajin korrik, Julio, pas emrit të Jul Cezarit – kështu korriku dhe gushti kanë nga 31 ditë. Muaji Sextilis u zgjodh për t’u zevendësuar me Augustus, sepse vinte pas muajit Julio dhe Oktaviani ishte djali i birësuar i Jul Cezarit.
Historiani latin Macrobius thotë se muaji Sextilis u riemërua August, sepse disa nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë ardhjes në pushtet të Oktavianit, përfshi rënien e Aleksandrisë, ndodhën në këtë muaj. Vetë fjala latine “augustus” do të thotë ‘i uruar’, ‘i bekuar’ a i përzgjedhur nga fati ose Perënditë. Në shqip ky muaj quhet “gusht”, fillimish i quajtur “muaji i gjashtë” pastaj “gjashtë “dhe në ndeshje në të folur me “augustus” u bë “gusht”.
Oktaviani ishte themeluesi i Perandorisë dhe perandori i parë romak Augusti, pa kurrfarë dyshimi ishte lideri më i rëndësishëm i shtetit romak dhe njëri ndër personazhet më të rëndësishme të historisë së njerëzimit i të gjitha kohëve.