Duke u nisur nga logoja që gjendej në kallëpët e 50 kg tritol e përdorur para 4 ditësh për të kryer një superatentat ndaj frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës, por që su realizua, policia ka gjetur depon ku u shit lënda plasëse.
Pasi është kontaktuar pronarin i depos ai ka rrëfyer se lënda plasëse u shitet vetëm subjekteve të licencuara që përdorin lëndë plasëse. Të tilla janë minierat, guroret, ndërtuesit e rrugëve e ndonjë tjetër. Sipas tij kurrsesi nuk iu shiten individëve të veçantë.
Nëse plani do tëishte realizuar me suksese një tragjedi mund të ishte shkaktuar në Durrës.