Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës ‘Pyjore’ në Shkodër. Nikolin Huba, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri me dy plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
‘Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.’- njofton policia.