Pothuajse 300 vjet pas fundosjes së tij në det, anija Götheborg do të rinisë udhëtimin e saj nëpër botë. Anija tregtare që i përkiste Kompanisë Suedeze në Indinë Lindore u fundos në vitin 1745, por vetëm në vitin 1980 zhytësit arritën ta eksploronin atë. Një kopje e anije, me nofkën Götheborg II, do të nisë lundrimin nga Stokholmi në Prill të vitit të ardhshëm. Itinerari përfshin ndalesa në Londër, Lisbonë, Palma de Mallorca, Athinë, Aleksandri, Xhibuti, Muskat, Chennai, Singapor, Ho Chi Minh City, Hong Kong dhe Shanghai. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Götheborg II do të arrijë në Shanghai në Tetor të vitit 2022. Aktualisht ekuipazhi i anijes përbëhet nga 80 anëtarë.