Vaksinimi masiv, 800 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID
Mbi 800 mijë qytetarë janë vaksinuar me te dyja dozat e vaksinës anti-COVID në vendin tonë. Lajmi është bërë më dije mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Mbi 800 mijë qytetarë sot janë plotësisht të vaksinuar falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu.