Shqipëria do të luajë sot në “Air Albania” sfidën deçizive ndaj Polonisë për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
Kuqezinjtë do të kenë një stadium të tejmbushur me tifozë dhe mbështetja ndaj lojtarëve do të jetë e madhe.
Megjithatë, edhe për skuadrën mike, Poloninë tifozët kanë vendosur ta mbështesin dhe kanë udhëtuar deri në Poloni për të ofruar mbështetjen e tyre.
Pak orë para nisjes së sfidës ata kanë eksploruar Tiranën dhe të grumbulluar në Parkun Rinia, përballë kompleksit Tajvan ku dhe kanë filluar ‘festën’ e parakohshme për ndeshjet. Mesa duket tifozët polakë kanë pritshmëri të larta për skuadrën e tyre, por vetëm 90 minutat në fushë do caktojnë shumë rreth fatit të dy ekipeve.
Disa prej tyre se e kanë tepruar edhe me alkolin dhe iu nevojitet ndihma e njëri-tjetrit për të qëndruar në këmbë. Për më tepër ndiqni videon më poshtë:
https://streamable.com/xtdfbx
https://streamable.com/2dekur