Deputeti konservator britanik David Amess u qëllua për vdekje të premten gjatë një takimi rutinë me zgjedhësit në një kishë në Anglinë lindore, një sulm që bashkoi politikanët e përçarë të SHBA-së në tronditje dhe pikëllim. Një 25-vjeçar u arrestua në vendin e ngjarjes.
Policia e Essexit tha se oficerët u thirrën për të raportuar për një goditje me thikë në qytetin bregdetar Leigh-on-Sea pak pas mesditës së të premtes. Një person u arrestua si i dyshuari kryesor për ngjarjen.
“Ne nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me incidentin dhe nuk besojmë se ka një kërcënim në vazhdim për publikun e gjerë,” tha policia.
Megjithatë, më shumë se dy orë pas sulmit, raportohet tha se njeriu i plagosur nga sulmi me thikë ndërroi jetë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Amess u sulmua gjatë një takimi të rregullt me zgjedhësit në Kishën Metodiste Belfairs në një zonë rezidenciale të Leigh-on-Sea, rreth 62 kilometra në lindje të Londrës.
Pamjet ajrore treguan disa ambulanca që prisnin pranë kishës, ku mjekët bënë gjithçka për të shpëtuar jetën e Amess. Xhon Lamb,një këshilltar lokal, tha se Amess nuk ishte çuar në spital pas sulmit dhe situata ishte “jashtëzakonisht e rëndë”. Vdekja e tij u njoftua pas kësaj ngjarjeje.

Amess, 69 vjeç, kishte qenë anëtar i parlamentit për Southend Ëest, e cila përfshin Leigh-on-Sea, që nga viti 1997. Ai ishte një anëtar i pëlqyer i parlamentit, i njohur më së shumti për fushatën e tij të pareshtur për të shpallur Southend një qytet.
Politikanët nga i gjithë spektri politik shprehën tronditje dhe pikëllim.