Lajm i mirë për dashamirësit e sportit e në veçanti të futbolllistit më të mirë në botë, Lionel Messit. Del në tregun shqiptar libri me jetën e Messit.
Ky libër me titull “Pleshti” është shkruar me shumë frymëzim nga autori, Gijem Balagè dhe e ka përkthyer në shqip një nga mjeshtrat e gazetarisë sportive, Fatmir Mëneri. Libri përfaqëson biografinë e parë dhe të vetme zyrtare të futbollistit të njohur.
Në këtë libër tregohet historia e jashtëzakonshme e “Pleshtit”.
“Messi, me atë trup imcak, me ato këmbë të vogla, gjoksin e vogël, me gjithë ato probleme të rritjes, nuk mund të luante në futbollin modern muskuloz, të rëndë e të fortë. Vetëm se Messi nuk donte t’ia dinte. Ndaj është dhe më i miri i të gjithëve”, është shprehur shkrimtari italian, Roberto Saviano.
Ndërsa Diego Maradona ka thënë: E pashë dhe menjëherë e ndjeva se do më zinte vendin.