Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në xhirimet e filmit ku aktori i njohur Alec Baldwin ka qëlluar për vdekje kineasten – drejtoreshë e fotografisë Halyna Hutchins – dhe ka plagosur regjisorin 48 vjeçar.
Megjithëse ende nuk ka një deklaratë të saktë nga policia, mendohet se ky është një incident.
Një postim i aktorit në 2017-ën është bërë viral në Twitter.
I wonder how it must feel to wrongfully kill someone…https://t.co/WE6QsAAXGI
— AlecBaldwin (@AlecBaldwln____) September 23, 2017
Në postimin e tij, aktori kishte hedhur një video dhe krahas saj shkruante:
“Pyes veten se si duhet të jetë të vrasësh dikë padrejtësisht.”
Përdoruesit e Twitter kanë komentuar pafund këtë postim i cili është shpërndarë kudo në rrjetet sociale dhe komentohet si ironi fati.