Janë përfshirë nga flakët disa nga ish-kabinat e plazhit në zonën e Ilirias në Durrës.
Policia njofton, se zjarri ka nisur fillimisht në kabinën e shtetasit D. H., e më pas është përhapur me shpejtësi në kabinat e të tjera.
Nga zjarri, për fat të mirë, ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në vendin e quajtur tek ish kabinat e plazhit, në zonën e Ilirias kishte rënë zjarr, në kabinën e shtetasit D.H, dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe në kabina te tjera të pabanueshme. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale në dy kabina të banueshme.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ku është bërë e mundur fikja e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
