SPAK ka kërkuar 3 vite burg për pedagogun Alket Dino, i cili dyshohet të ketë kryer korrupsion. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Ndërkohë, 2 vite burg ka kërkua prokuroria për bashkëpunëtorët Xhevair Dervishi, Gabriel Mukollari. Pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin “Fan Noli” në Korçë iu merrte para studentëve në këmbim të një note kaluese. Dino u arrestua një vit më parë nga SPAK.
