Një bandë prej 10 shqiptarësh u dënuan në Angli nën akuzën e trafikut të drogës. Shqiptarët, emrat e të cilëve janë zbuluar, kishin ngritur shtëpi bari në Ashford, Hertfordshire dhe Canveylsland.
Që prej vitit 2019 furnizonin me kanabis zona të gjera. Vlera e drogës që kanë shpërndarë mendohet të arrijë 1 milion paund. Operacioni i policisë britanike përfundoi me sekuestrimin e 485 bimë kanabis si dhe u sekuestruan 61 mijë paund.
Përfunduan në burg Fation Perhati, Ylber Perhati, Klevis Prenga, Brooklyn Selita, Doris Prehati, Hekuran Prehati, Ndue Paluca, Dashamir Disha, Kejvi Leba, Adrian Toma, David Toal dhe Drilon Dishi.
Policia ra në gjurmët e këtij grupi në tetor të 2019, ku Drilon Dishi u ndalua nga efektivët dhe pas kontrollit në makinë e tij u gjet një bllok shënimesh që përdorej si regjistër. Pikërisht nga ky bllok shënimesh Policia mori jo pak detaje nga aktiviteti kriminal i grupit. Hetimet më pas zbuluan të gjithë rrjetin e kriminelëve.
Dënimi për secilin:
Fation Perhati, 29 vjeç , dënuar 3 vite e 6 muaj burg.
Ylber Perhati, 39 vjeç , dënuar 5 vite burg.
Klevis Prenga, 32 vjeç, dënuar 4 vite burg.
Brooklyn Selita, 19 vjeç , dënuar 5 vite burg.
Doris Perhati, 25 vjeç, dënuar 5 vite e 3 muaj burg.
Hekuran Perhati, 34 vjeç, dënuar 5 vite e 7 muaj burg.
Ndue Paluca, 30 vjeç dënuar 10 muaj burg.
Dashmair Disha, 35 vjeç, dënuar 10 muaj burg.
Kejvi Leba, 21 vjeç dënuar 1 vit e 5 muaj burg.
Adrian Toma, 24 vjeç, dënua 1 vit e 7 muaj burg
Drilon Dishi, 37, pranoi akuzat për shitje kanabisi.