Zbulohet dëshmia e Kabuli Hundës para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër. Mësohet se 53-vjeçari, i akuzuar për përdhunimin e një 16-vjeçareje, e afërme e tij, është marrë me forcë mbrëmjen e djeshme në ambientet e Policisë së Gjirokastrës pasi kërkonte të mësonte se për çfarë do të shoqërohej në polici.
Ai është marrë në pyetje në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme nën një situatë të rënduar të shëndetit mendor. Kur i është komunikuar ngjarja e ndodhur, ai ka filluar të bërtasë dhe replikuar me oficerin e policisë gjyqësore ndonëse ishte prezent edhe një avokat i vendosur nga shteti.
Mësohet se 54-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura, të pretenduara për përdhunim sistematik nga 16-vjeçarja.
“Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar, por do të shprehem në një moment të dytë”, ka deklaruar Hunda.