Gjermania është shpallur vendi më i mirë në botë për të pestin vit radhazi në një sondazh ndërkombëtar.
Mbretëria e Bashkuar, nga e dyta, sot renditet në vendin e pestë, e kjo për shkak të rënies së reputacionit të saj global për mirëpritjen e njerëzve të huaj dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ndërkohë, SHBA-të u ngjitën në vendin e tetë pasi ishin të dhjetat vitin e kaluar pas përfundimit të presidencës së Donald Trump .
Gjermania ndiqet nga Kanadaja , Japonia, Italia dhe Britania e Madhe. Kjo renditje bëhet duke analizuar qeverisjen e vendit, miqësinë, kulturën dhe cilësinë e jetës.
Reputacioni i Gjermanisë ka përfituar masivisht nga njerëzit që ndihen pozitivë për produktet gjermane dhe punën e qeverisë për të luftuar varfërinë