Duket se ky vit do të jetë një shans për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në. Kryeministri Holandez, në një takim që pati dje në Tiranë me Ramën, theksoi se është gati që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, por BE, tha ai, duhet të bëjnë kujdes nga ndikimi rus dhe kinez.
Hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në një telenovelë 4-vjeçare, por duket se shtete e BE-së po marrin seriozisht ndikimet ruse dhe kineze në Ballkan. Pikërisht shtrirja ekonomike dhe politike e tyre në Ballkanin Përëndimor, janë një arsye më shumë që BE të mendojë seriozisht për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare para fundit të vitit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky fakt u pranua dje nga Kryeministri i Holandës Mark Rutte gjatë një takimi që pati me Edi Ramën në Kryeministri. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Holandez janë ndalur tek ndikimi i faktorit Rus dhe atij Kinez në Bashkimin Europian. Kryeministri Rutte duke folur për situatën e tensionuar në Bosnje dhe për këtë akuzoi influencën ruse bëri këtë koment për Ballkanin e Hapur. “Ne jemi të favor të integrimin rajonal për sa kohë është i hapur për këto. Ndihmon që të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit në mënyrë që të bëhet një hapësirë për atë që ndodh më tej. Jam i shqetësuar për Bosnjën sepse duket sikur serbët e Bosnjës po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit. Po punojmë shumë për të stabilizuar situatën. Ka një influencë në rritje të Kinës dhe të Rusisë”, tha Rutte, ndërsa shtoi edhe një qëndrim për Balkanin Perëndimor. “Sa i përket nismës së ‘Ballkanit të Hapur’, jemi në favor të integrimit. Është i hapur për Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, pasi bëhen që të punohet për hapat e mëtejshëm për në BE. Jam vërtetë i shqetësuar për Bosnjë Hercegovinen pasi serbët e Bosnjës po shkelin hapur marrëveshjen. Me Ramën që është një shembull i mirë, që është i respektuar në gjithë rajonin, është aktiv që të sigurojë që Rajoni të mbështet sa më i stabilizuar që të jetë e mundur”, tha ai. “Faktori destabilizues në Ballkan e ka kuptuar se kjo rrugë nuk sjell asnjë të mirë dhe për ata”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij holandez, Mark Rutte. Ai tha më tej se: “Do doja të dija se çfarë duhet të bëjë BE dhe vendet e rajonit për të ruajtur stabilitetin këtu. Analizat tregojnë se mund të ketë ‘shpërthim’ të ri të mundshëm në rajon”.
Konferenca
Po ashtu kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në konferencën e parë ndërqeveritare, e cila do i hapë rrugën procesit të negociatave. “Kemi folur për momentin ku jemi, e dimë shumë mirë që Holanda, Franca e Gjermania dhe të gjithë janë absolutisht gati për t’u ulur si Bashkim Evropian, në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të nisur formalisht procesin e gjatë të negociatave, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë”, tha Rama. Ajo cfarë deklaroi kryeministri Mark Rutte rikonfrimon pozicionimin e Holandës nga një vënd bllokues në mbështetës të celjes së konferencës së parë ndërqeveritare më BE-n. “Për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare është thelbësore të zgjidhet çështja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Shpresoj të arrihet kjo gjë. Ju keni bërë shumë. Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi në këto dy vjet me Shipqërinë në fushën e drejtësisë për përmirësimin e rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, por edhe fakti i të qenit rigoroz e të drejtë. Progesi ka qenë i madh që e beri të mundur të themi PO. Ka arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike për ta bërë një gjë të tillë”, tha Rutte.