Shqipëria luan sot ndeshjen që vulos përfundimisht nëse kuqezinjtë do të kenë mundësi për të luajtur në play-off dhe për të tentuar ëndrrën e madhe, Kupën e Botës, Katar 2020.
Edhe pse kjo duket pothuajse e pamundur, të shpresos është falas, ndaj edhe të besuarit e Rejas premtojnë që do të japin maksimumin në fushën e blertë.
Pak pasi trajneri kuqezi ka publikuar 11 titullarët që do të zbresin në fushë, stadiumi ka filluar të mbushet dhe kjo do të jetë ndoshta 1 shtysë e mirë për kuqezinjtë, pasi në tribunat e Wembleyt do të ketë vetëm tifozë kuqezinj për shkak të penalizmit të Anglisë.
arkiva.fjala.al/ ka siguruar pamje nga impianti anglez që është ngjyrosur pak nga pak kuqezi dhe që premton 90 minuta më se interesante dhe emocionuese për të gjithë tifozët shqiptarët.
