Kryeministri Edi Rama ka takuar ministrin e Jashtëm austriak Michel Linhart ku është diskutuar mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Kryeministri Edi Rama është takuar me ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohje Austrisë, mbështetëses së palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”, njofton kryeministria.