Ngjarja e rëndë, ku një 34-vjeçare u hodh nga kati i pestë i pallatit së bashku me fëmijën 1 vjeç ka tronditur Vlorën. Pamela Mërtiri dhe djali humbën jetën, ndërsa siç është mësuar ajo kishte udhëtuar nga Tirana në Vlorë për tek babai. Një banore e zonës, thotë për mediat se e reja ishte farmaciste në Tiranë, ndërsa i ati mjek në pension.
“Nuk e njohim fare. Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë.
Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte,” shprehet qytetarja.