Nga Et’hem Aga, Paris France
Largimet masive të popullsisë pas rënies së komunizmit dhe sidomos në 8 vitet e fundit janë një tregues i gjendjes ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Pavarësisht se remitancat që emigrantët dërgojnë përbëjnë rreth 9% të GDP-së, u mungon e drejta e përfaqësimit, e një zëri në parlament për të parë sesi kontributi i tyre menaxhohet.
Rreth 1.2 milionë shqiptarë te diasporës nuk kanë pasur të drejtën që të votojnë në zgjedhjet që behën në Shqipëri, qoftë lokale apo të përgjithshme.
Plani i KQZ/qeverisë për krijimin e një “Regjistri të Posaçëm”, rezultoi të ishte një proçes i ngadaltë dhe i deshtuar, pasi nuk ju garantoi të drejtën e votës qytetarëve jashtë kufinjve. Arsyeja është se duke marrë shembull nga vendet ku jetojnë, emigrantët shqiptarë janë më kritikët ndaj menyrës së qeverisjes në këto 8 vite. Diaspora shqiptare e shkolluar në perëndim, me mundësinë për të votuar do të rriste llogaridhënien e deputetëve ndaj votuesve.
Franca, vendi ku unë jetoj na jep një shembull të menaxhimit dhe dëshirës për gjithëpërfshirje në votime. Diaspora franceze e ndarë sipas rajonve ku zhvillon aktivitetin e saj, përfaqësohet në parlamentin francez me 23 antarë, ku 12 prej tyre janë senatorë dhe 11 janë deputetë.
Implementimi i ketij modeli në Kodin e Ri Zgjedhor, do të sillte një transformim të politikës shqiptare.