Më 26 nëntor 2008, 10 të rinj në një gomone dolën në breg në Mumbai, Indi dhe rrëshqitën në qytet pa u zbuluar. Ata ishin dërguar nga Lashkar-e-Taiba, një grup terrorist me bazë në Pakistan. Të armatosur me pushkë sulmi, granata dhe pajisje shpërthyese të improvizuara, ata u përhapën shpejt në të gjithë qytetin. Gjatë tre ditëve të ardhshme, terroristët bënë kërdinë, duke vrarë më shumë se 170 njerëz dhe duke e gjunjëzuar Mumbain…
…Regjisori Anthony Maras solli ato ngjarje të tmerrshme në jetë në thrillerin e tij të ri “Hotel Mumbai”, i cili u shfaq nvitit 2018 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Me Dev Patel, Armie Hammer dhe Nazanin Boniadi, filmi fokusohet në historitë e turistëve dhe stafit të hotelit i bllokuar brenda në “Taj Mahal Palace” për ditë të tëra, ndërsa katër terroristë të armatosur vrasin kë u del përpara.
Krijuesit e filmit bënë një kërkimi mbi sulmet e vërteta përpara se të regjistronin. Por si me shumë dramatizime të ngjarjeve reale, rrëfimi i “Hotel Mumbai” ndryshon nga historia në disa raste. “TIME” foli me Maras për të mësuar se aspektet e filmit janë nxjerrë nga faktet dhe të cilat janë ndryshuar për qëllime narrative.
Vërtet rrethimi i hotelit zgjati me ditë të tëra?
Gjatë gjithë filmit, të ftuarit dhe stafi mbeten të bllokuar në hotel, të përndjekur nga terroristët vrasës për ditë të tëra, ndërsa forcat e sigurisë mbeten jashtë. Ky përshkrim i ngjarjeve është shumë afër realitetit të situatës gjatë ditëve kaotike të 26 deri më 29 nëntor 2008. Sipas një raporti të RAND, u deshën gati 10 orë që komandot elitë të NSG të Indisë të mbërrinin në skenën e sulmeve. Në Mumbai, pjesërisht për shkak të faktit se forca e reagimit të shpejtë të vendit ishte e vendosur pranë Delhit, qindra milje larg. Ndërkohë, civilët e bllokuar në hotelin Taj dhe në situata të tjera pengjesh rreth Mumbait, në thelb u lanë të kujdeseshin për veten e tyre. Vetëm në mëngjesin e 29 nëntorit operativët e antiterrorizmit pastruan përfundimisht ndërtesën dhe rrethimi i hotelit Taj përfundoi zyrtarisht.
A është personazhi i Dev Patel, Arjun, i bazuar në një person real?

Arjun, një kamerier i kapur në mes të sulmeve, është një nga personazhet qendrore të filmit. Gjatë rrjedhës së filmit, ai përpiqet të mbajë mysafirët e tij të sigurt dhe t’i kthejë gjallë në familjen e tyre. Sipas Maras, Arjun nuk është një person real, megjithëse shumë nga veprimet e tij në film, – të tilla si duke u thënë mysafirëve në një restorant që të fshihen nën tavolina dhe të mbajnë dritat e fikur ndërsa sulmuesit sulmojnë ndërtesën, – bazohen në ngjarje reale. Personazhi është në fakt një amalgamë e dy njerëzve të vërtetë: një kamerier në një nga restorantet e “Taj”-it dhe një roje sigurie i paarmatosur, i cili ishte në gjendje të ndihmontee të çonte një disa oficerë policie në dhomën e CCTV-së së hotelit për të gjurmuar vendndodhjen e katër terroristëve.
A bazohen mysafirët e hotelit në njerëz realë?
Zahra (Nazanin Boniadi) dhe David (Armie Hammer), një çift i pasur dhe Vasili (Jason Isaacs), një biznesmen rus, janë gjithashtu në qendër të aksionit në Hotel Mumbai. Të gjithë ata janë mysafirë të kapur nga sulmuesit duke u përpjekur me dëshpërim për të dalë të gjallë. Të tre janë të trilluara, megjithëse, si Arjun, shumë nga tiparet dhe veprimet e tyre bazohen në ato të njerëzve të vërtetë. Sipas Maras, personazhet e Zahra dhe David janë një përzierje e dy çifteve të vërtetë të kapur nga sulmuesit. Një çift i jetës reale frymëzoi skenën në të cilën Zahra dhe David u morën peng nga terroristët, ndërsa tjetri u përball me një situatë të ngjashme me atë të Zahra dhe David në film – duke vendosur të ndaheshin gjatë sulmeve për t’i dhënë fëmijës së tyre një shans më të mirë, për të patur të paktën një prind të gjallë.
Personazhi i Vasilit, i fiksionalizuar gjithashtu, është një përzierje e dy njerëzve: një biznesmeni i pasur dhe një ish-operativ i forcave speciale, të cilët ishin të dy në “Taj” gjatë sulmeve.
Për Maras, zgjedhja për të trilluar këta personazhe dukej më e respektueshme për privatësinë e atyre që i mbijetuan sulmeve, si dhe kujtimin e atyre që nuk i mbijetuan. “Është diçka që ne u përpoqëm t’i afroheshim me aq ndjeshmëri sa mundëm,” thotë Maras për “TIME”. “Natyrisht gjaku është derdhur në dysheme – njerëzit kanë vdekur dhe ka kujtime shumë të theksuara të këtyre sulmeve.”
Kush ishte shefi i kuzhinës Hemant Oberoi?
Shefi ekzekutiv i hotelit “Taj”, Hemant Oberoi (Anupam Kher), është një tjetër nga personazhet kryesore të Hotel Mumbai. Gjatë gjithë filmit, ai mbetet jashtëzakonisht i qetë gjatë krizës dhe bën çmos për t’i mbajtur mysafirët dhe stafin e tij të sigurt. Oberoi është në fakt një person real – ai shërbeu si kuzhinier ekzekutiv në Taj për dekada dhe njihet si një nga yjet kryesorë të kuzhinës në Indi. Për krijuesit e filmit, mbajtja e paprekur e detajeve biografike të Oberoi nuk ishte një zgjedhje e mirë; nuk kishte asnjë mënyrë për të fiksionalizuar personazhin e tij ikonik. “Edhe pse ai mund të mos jetë me famë botërore, ai është i njohur në Indi”, thotë Maras. “Të gjithë do ta dinin se për kë po flisnim.”
A i bëri në të vërtetë stafi i “Taj” sakrificat që rrëfehen në film?
Një nga motivet qendrore të Hotel Mumbai është guximi i stafit të hotelit, i cili bën përpjekje të jashtëzakonshme për të mbrojtur mysafirët e tyre. Ky vetëmohim nuk është një shpikje. Pas sulmeve, pati raportime për punonjësit e kuzhinës që fjalë për fjalë qëndronin në rrugë mes plumbave për të ndihmuar mysafirët e tyre, dhe stafi që, pasi u arratis, zgjodhi të kthehej në hotel për t’i ndihmuar mysafirët të dilnin jashtë.
“Thjesht nuk mund ta besoja se nuk do të kishit një apo dy, por i gjithë stafi i hotelit “Ta”j spontanisht, pak a shumë masivisht, do të mbetej brenda hotelit për të mbrojtur mysafirët e tyre”, thotë Maras. “Ishte diçka që nuk mund ta humbisja. Kush ishin këta njerëz dhe çfarë i shtyu ata ta bënin këtë?”
Ato akte të guximit ekstrem, – thotë ai, – ishin një pjesë e madhe e frymëzimit të tij për të bërë filmin.
Përgatiti për botim: L.Veizi