Policia italiane ka sekuestruar këtë të mërkurë 423 kg drogë.
Bëhet e ditur se në total janë arrestuar 16 persona, mes tyre dhe tre shqiptarë. Ata janë identifikuar si Eriseld, Ledi dhe Emiljano Hoxhaji.
Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se droga vinte nga Shqipëria dhe Malta e më pas tregtohej në qytete të ndryshme të Italisë.