Një atentat mafioz është shënuar në Greqi.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se është vrarë boksieri Haris Kontogiorgis, pak para se të hynte në palestër.
35-vjeçari është qëlluar nga dy persona, të cilët janë larguar më pas me motor. Boksieri ka marrë të paktën 4 plumba dhe ka ndërruar jetë brenda pak minutash.

