Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin “Vital Voices Global”, nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Pasi mori çmimin Rama ka mbajtur edhe një fjalim, ku në lidhje me strehimin tha se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.
Ai tha se kur i kishin propozuar për strehimin e afganëve nuk e kishte menduar, por menjëherë kishte pranuar. Rama nuk ka kursyer aspak batutat duke bërë që gjithë salla të “shkrihej” së qeshuri.
“Përpara se të them ato që dua tju them, dua tju tregoj se sipas Vital Voice, në familjen time, gruas sime Linda, modestia nuk është pika ime e fortë, jam i sakëlldisur për nderimin e jashtëzakonshëm që më bëtë, sepse kjo më duket një shenjë alarmuese për botën ku jetojmë. Përpara se të mbërrinte sekretarja Clinton, ‘hija e saj’ (i referohet truprojës), më tha se unë isha hero. Por unë nuk jam “hero”, e meqë po flasim për heronj dua t’ju them ju që heronjtë janë njerëz të tjerë. Janë ata që strehuan herbrenjtë. Ata që mund të humbnin gjithçka në Luftën e dytëë Botërore dhe shpëtuan hebrenjtë. “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Nënvizoj fjalën mik në këtë paragraf që do të thotë jo vetë ata që fton, por edhe ata që trokasin në derën tënde. Të jesh kryeministër i një vendi të NATO-s është një gjë shumë e thjeshtë, pasi nuk të takon ty që të marrësh vendimet. Në gusht unë u njoha me rastin e grave afgane, dhe dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “a duhet të të telefonojë sekretarja Clinton”, jo i thashë, “le ta bëjmë këtë punë”, dhe nëse nuk do të harrojë le të më marrë. Të gjitha gratë janë të sigurta në Shqipëri.
E di meqë ra llafi, se është shumë Amerikane, të paparë kur vjen puna për të joshur e pastaj kur mbarojnë punë të thonë “Më fal kush je?”.
Por nuk ishte ky rasti ajo më telefonoi, kur të gjithë ishin shpëtuar ”, tha ai ndër të tjera.