Aktori amerikan dhe personazhi i njohur televiziv, Nick Cannon ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e tij.
Ai ka njoftuar se fëmija i tij më i vogël ka vdekur nga një tumor në tru.
Cannon bëri të ditur lajmin e trishtë të martën në “The Nick Cannon Show”, duke i thënë audiencës se djali i tij pesë muajsh, Zen, ndërroi jetë.
Nick tha se gjërat morën një kthesë për keq rreth Ditës së Falënderimeve dhe tumori filloi të rritet shumë shpejt.
41-vjeçari thotë se ai e kaloi fundjavë në Kaliforni me djalin e tij, dhe të dielën ata bënë një udhëtim në oqeanin ku Nick mbajti Zen për herë të fundit, shkruan TMZ.