Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka theksuar se vizita e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Grabiel Escobar në Shqipëri, rikonfirmon mbështetjen e fortë që ka Amerika për vendin tonë.
Sipas Kim, Escobar i vendosi theksin luftës kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit e përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadorja nënvizoi, se mirëpret rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në shumë fusha, si në integrimin rajonal, çështjet ndërkombëtare, në NATO, por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku Shqipëria është anëtare.
Postimi i Yuri Kim:
2/2 Ne presim me padurim forcimin e marrëdhënieve: rritjen e bashkëpunimit tonë të mbrojtjes si aleatë të #NATO-s ; krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime; duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022.
@StateEUR
@USUN