Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar ndër të tjera se ka qenë zotimi i tij i parë si kreu i kësaj force politike që nuk do të ketë kurrë përjashtime të propozuara nga ai.
Mësohet se Basha ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet. Kjo sipas tij për shkak të dhunimit flagrant të statutit, duke sjellë pasoja për PD.
“Ka qenë zotimi im i parë si kryetar i PD, që s’do të ketë kurrë përjashtim të propozuar nga unë. As unë e as ju nuk mbajmë njerëz me forcë. Ndaj dhe masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për PD”, tha Basha.