Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për esktradim në Itali për Jurgen Dukën.
Ky vendim më pas është lënë në fuqi edhe në Apelin e Tiranës. Më pas, Jurgen Duka ka bërë kërkesë për ndryshim mase, por menjëherë e ka anuluar këtë kërkesë.
Gjykata në datën 13 nëntor 2020 e ka ekstraduar në Itali për akuzat e trafikut të drogës. 29-vjeçari Duka pasi është ekstraduar në Itali ka fituar lirinë dhe është kthyer sërish në vendlindje.
Ai u qëllua me një plumb në zemër pas mesnata nga efektivi i policisë, Arbër Sula.