Situata në Partinë Demokratike nuk është aspak e qetë sepse mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka nisur një ‘luftë’ për lidershipin e partisë.
Basha duket se e ka fituar një betejë kundër Berishës sot.
Berisha dhe Basha janë të ftuar në dy emisione televizive të ndryshme dhe po e transmetojnë intervistën Live në profilet e tyre në Facebook. Qytetarët kanë zgjedhur ‘fitues’ Bashën sepse ai ka arritur më shumë se dyfish shikueshmëri sesa Berisha.
Lulzim Basha ka arritur rreth 13 mijë shikues, ndërsa Sali Berisha rreth 6 mijë.