Duket si një Deja vu e 13 dhjetorit. Sali Berisha sot “mësyu” sërish në selinë blu, në një kohë kur Lulzim Basha po mbante mbledhjen e Kryesisë. Në shkallët e selisë blu, që ishin mbushur me demokratë, mbështetës të tij, Berisha prezantoi rezultatet e referendumit të zhvilluar ditën e sotme, ku tha se 99% e demokratëve (44 mijë) kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës. Ai tha se Basha është i padenjë që të mbajë këtë detyrë, pasi e ka shfrytëzuar për pazare personale.
“Para rreth 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare largimin e peng, jo Basha por Brava ik nga drejtimi përfundimtar i forcën politike, ky është ndëshkimi më i merituar që një person i denjë për detyrë, që detyrën më të lartë e shfrytëzon për pazare personale dhe trajton PD si një pronë të tij, po shkruhet një kapitull i ri”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, Basha para se të niste mbledhjen e Kryesisë e bëri të qartë se nuk njeh referendumin.
“Ka vetëm një PD, që ka pasur një Kuvend sot. Të tjerat janë përpjekje personale për të bërë demokratët mish për top. Nuk i kam dëgjuar deklaratat e tij se ai ka vendosur interesat e veta mbi demokratët.”-tha Basha.