Një shpërthim i fortë ka tronditur Lungomaren mesditën e kësaj të diele, ku i lënduar ka mbetur mbetur Indrit Sadedinaj 33 vjeç i cili ndodhej brenda makinës së tij.
Shpërthimi i cili dyshohet të jetë një atentat me eksploziv, ndodhi në vijën e dytë të Lungomares, brenda një garazhi në një zonë mjaft të populluar ku edhe banonte i riu.
Në këto momente 33-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi ka marrë plagë të rënda në gjymtyrë.