Pak minuta para protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Open Balkan”, forca të shumta policie dhe efektivë të Gardës së Republikës janë dislokuar në ambientet e Kryeministrisë.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga LSA, efektivët janë vendosur në pjesën e pasme të Kryeministrisë, të gatshëm për të ndërmarrë çdo veprim sipas protokollit. Ndërkohë që shihen dhe efektivë të tjerë të armatosur rëndë.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë vendosur në të dyja krahët flamuj shqiptarë, maqedonas e serbë.