Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Maminas-Durrës.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se një automjet me drejtues shtetasin B. M., është përplasur me automjetin me drejtues F. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. P. dhe pasagjeri A. H, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Maminas-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin B. M., është përplasur me automjetin me drejtues F. P., dhe gjatë përplasjes është përfshire dhe automjeti me drejtues shtetasin F. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.