Disa orë para se të mbahet protesta e Sali Berishës para selisë së PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp për ti thënë Berishës se nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në PD. Ai tha se: nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vetëm pak orë para protestës që do të mbajë Sali Berisha në selinë blu, doli në një konferencë për mediat iu bëri thirrje mbështetësve të tij por edhe rivalëve që të bëhen bashkë përballë regjimit të kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër ai “mbylli” derën e bashkëpunimit me ish-kryeministrin Sali Berisha duke shtuar se: “nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë”. “Demokratëve, mbështetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundërshtarëve dhe rivalëve të mi ju them të qendrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së. Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundërshtimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që shërbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj. Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike”, tha Basha. Ai shtoi se Sali Berisha ka mashtruar me përpjekjet e tij për ta mbajtur të fshehtë procedurat e shpalljes “non grata” që përfshin disa institucione të ligjzbatimit. “Duke e njohur mirë ndjenjat pro amerikane të demokratëve, ka mashtruar duke ju mbajtur të fshehtë deklaratat e përfaqësuesve të SHBA, se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresë marrëdhëniet me personat e shpallur “non grata”. Ai ju ka mashtruar se “non grata” mund të hiqet nga një qeveri tjetër. Shpallja “non grata” për korrupsion nuk i është hequr kurrë askujt”, tha Basha ndër të tjera”, tha Basha.
Thirrja e Bashës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka bërë thirrje demokratëve që të qëndrojnë larg skenareve të dhunës ditën e nesërme në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha në një deklaratë për mediet se Berisha ka mobilizuar kriminelë dhe trafikantë në protestë, por demokratët mbeten kundër dhunës. Kryedemokrati Basha u tregua i prerë se ditën e nesërme nuk mund të ketë përplasje mes demokratëve. “Unë kam pranuar përgjegjësitë për këtë situatë, por Berisha nuk mund të bëjë sikur po kthehet nga një ishull mbas 8 viteve. Ai iu ka mashtruar keq, ka shpërdoruar vullnetin e demokratëve që thirrën kuvendin e jashtëzakonshëm të PD. Ai ka mashtruar me të ashtuquajturin referendum, ka mashtruar me fotot se kanë marrë pjesë në votim 10% më pak. Me numra të stisur i thërret demokratët të asgjesojnë dhe pushtojnë selinë. Ai shkeli statutin dhe manipuloi e mitingun dhe pseudereferendumin”, tha ai. Basha nënvizoi se Berisha po e përdorë PD-në si mburojë për hallin e tij. “Ta harrojë që të cojë demokratët në përplasje me njëri-tjetrin. PD është e të gjithëve. Kjo seli nuk është një han mesjetar ku mund të hyjnë njerëz të botës së krimit. Selia e PD nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie. Përplasje para selisë PD nuk ka dhe nuk duhet të ketë. U bëj thirrje demokratëve që të rrijnë larg skenarëve të dhunës. Nesër ai ka moblizuar kriminelë dhe trafikantë për dhunë. Berisha kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, unë e di se demokratët mbeten kundër dhunës, PD ka marrë masa që të përballet dhe t’i tregojë vendin agresorëve që nuk kanë lidhje me PD. Demokratëve dhe mbështetësvë të mi, kundërshtërve të mi u them të qëndrojmë të bashkuar përballë regjimt të Ramës dhe shkatërrimit të PD-së”, tha Basha.