Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”. Burime zyrtare të policisë raportojnë se një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në lumin Shkumbin.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit e mjetit dhe pasagjerëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan /informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.