Nga Jakup Bellaqa
Në kuadër të pandemisë ekonomike më se shumi është duke pësuar shporta e qytetareve, sepse kjo është duke pësuar një rritje spekulative te produkteve strategjikë, e tëra dëshmon se shporta e qytetarit te Kosovës, është shume e shtrenjtë në këtë raste do të duhej të veprohej që të minimizohet varfëria. Andaj, po ti referohemi sipas burimeve te besuara zyrtare përkatësisht statistikave (ASK), shporta e konsumatorit është bërë më e shtrenjtë në Kosovë.
Të dhënat reflektojnë se gjatë vitit 2021, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se ka pasur rritje të inflacionit vjetor, Inflacioni mujor ishte më i lartë në një mesatare prej 1.2% në gusht 2021, krahasuar me korrikun 2021. Por, norma vjetore e inflacionit e matur në gusht të 2021 krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7%.
Ndërkohë të gjithë artikujt, kryesisht ushqimorë, kanë pasur rritje të çmimit gjatë vitit 2021, si për shembull çmimi i bukës dhe drithërave u rrit me 1.9%, i djathit dhe i vezëve me 7.4%, e rritje shumë më të madhe patën vajrat dhe yndyrat ushqimore me 28.5%, krahasuar me çmimet që kishin në gusht të vitit 2020.
Pra, as 8 euro e 94 cent nuk do t’i mjaftojnë një konsumatori në Kosovë t’i blejë këto 4 produkte, të cilat i blinte edhe më lirë vite më parë. Kur i analizojmë të dhënat e tetë muajve të kaluar të vitit 2021, sa i përket indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, e shohim se në pesë muaj ka pasur rritje të inflacionit. Ndërsa, ishte muaji qershor i vetmi që nuk kishte ndryshim të inflacionit mujor, megjithatë inflacioni vjetor me qershorin e 2020 ishte 2.4%.
Por shtrohet pyetja dhe pikëpyetja qe do te duhej, te dhanë përgjigje profesionale se pse u ngritën çmimet?
Në gusht të vitit 2021, çmimet e konsumit në vendin tonë u rritën për 4.7%. Por kjo rritje nuk ishte vetëm në Kosovë. Në muajin gusht 2021, inflacion vjetor shënuan edhe vendet e rajonit, ku Shqipëria pati ngritje të çmimeve me 2.4%, Mali i Zi me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3.6%, derisa Serbia shënoi inflacionin më të lartë në rajon për këtë periudhë me 4.3%.
Rritje të çmimeve të konsumit patën edhe shtetet e tjera, nga të cilat vendi ynë importon sasi të lartë të produkteve të ndryshme. E meqë Kosova ka bilanc negativ, pra importon më shumë sesa eksporton, qe do te thotë se i bie se edhe inflacionin e kemi të importuar.
Rritja e inflacioni gjithandej globit, vjen si rezultat i hapjes së ekonomisë pas futjes në kontroll të pandemisë – e cila çoi në rritje të kërkesës nga konsumatorët, plus kufizimet e zinxhirit të furnizimit. Kjo shpjegohet me atë se shumë kompani përballen me vështirësi në gjetjen e lëndës së parë si dhe fuqisë punëtore për të prodhuar produktet e tyre. Gjithë kjo e shoqëruar me rritjen e kërkesës së konsumatorit, përbën një faktorët bazë qe ka ndikuar në rritjen e kostos se jetës dhe elementi kryesorë të rritjes së inflacionit.
Po ti referohemi sipas disa statistikave burimore në vitin 2020, norma e inflacionit në të gjithë botën arriti në afërsisht 3.2 për qind në krahasim me vitin paraprak. Inflacioni shpesh përcaktohet si një rritje e vazhdueshme e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.
Megjithatë, pritjet sipas logjikes ekonomike janë që inflacioni në 2022 të zbutet pasi të lehtësohen pengesat kyçe, por prapë do të jetë më i lartë se mesatarja e viteve paraprake para pandemisë.
Me pak fjalë, inflacioni më i lartë ka të ngjarë të qëndrojë edhe për një kohë sepse Kosova duhet te theksohet se nuk prodhon pothuaj asgjë këtu është problemi te importi por ekzekutivi i vendit duhet te reformoj politikat fiskale, duke e zgjeruar bazën tatimore dhe duke i ulur tatimet për biznese dhe fokus duhet ta ketë rritjen e produktivitetit dhe rritjen e ofertës se produkteve vendore përkatësisht prodhimtarisë në nivelin ma te lartë se sektori i shërbimeve por e gjithë kjo bëhet nëse e përmirëson ambientin e të beretë biznes.
Përveç, këtyre sektorëve apo rritjeve në produkte ushqimore, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike. E për këtë gjë qytetarët që ngrohen me rrymë thonë që do ta kenë shumë të vështirë pasi që, do t’iu duhet që ta ndërrojnë komplet sistemin e ngrohjes, nga ajo me rrymë ta bëjnë me lëndë tjera djegëse, sepse nuk mund t’i përballojnë kostove të larat dhe kjo për xhepin e qytetarit është e papërballueshme.
Gjithashtu, rritje e çmimeve është paralajmëruar deri në Qershor të vitit 2022, ndërsa deri më tani kjo rritje e çmimeve po shihet si e papërballueshme për qytetarët.
Qytetarët këto rritje i kanë shpjeguar si katastrofale për të gjithë kategoritë e shoqërisë duke thënë se rritjet nuk mund të mbulohen me paga të tilla në nivel vendi edhe në kohë pandemie.
Andaj, sipas situatës ne teren kem konstatuar se institucionet relevante në Kosovë, janë në një situatë ku e gjen veten përballë kërkesave të qytetarëve për të vepruar kundrejt rritjes së çmimeve të produkteve bazike.
Nga këndvështrimi profesional mendoj se në ketë aspekt do te duhej të merren masa adekuate në drejtim te rritjes se mirëqenies, ku si masë konkrete duhet te merret duke rritur rrogat dhe të barazohemi me çmimet që janë rritur, se sipas logjikes ekonomike aq sa rriten ¬çmimet apo rritet inflacioni aq do te duhej te rritej rroga si ne sektorin privat, gjithashtu, si dhe ne sektorin publik.
Mbrojtja e konsumatorit te Kosovës, është e domosdoshme dhe e rëndësishme sepse drejtpërdrejt apo tërthorazi ndikon në cilësinë e jetës se tyre, si dhe u mundëson atyre të luajnë një rol aktiv në shoqëri dhe si pjesëmarrës në cilësinë e blerësit në tregun e të mirave materiale dhe te shërbimeve.
Nëse, do te behej mbrojtja e konsumatorit sidomos për produktet bazike elementare do te ishte një mundësi qe do te mund të jetë konsumatori qe do te ketë fuqi blerëse dhe te jap një kontribuues kryesor në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave si dhe në realizimin e objektivave të zhvillimit të një mirëqenie ma te mire dhe ma te qëndrueshme dhe cilësorë.
Konstatojmë se ky realitet ekziston sidomos në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion, siç është Kosova apo vendet e rajonit ku importet janë me te mëdha se eksportet që do të thotë se ekonomia duhet te merr trendë pozitive qe të ndodhë anasjelltas, ku eksportet do të ishin më të mëdha se importet, po kjo do të ndodhte nëse rriten investimet direkte dhe indirekte dhe në sektorët strategjik të ekonomisë, ku do të rritej produktiviteti, ekonomizimi, rentabilitetit, punësimi që do të ndikonte gjithashtu në frenimin edhe të inflacionit dhe të rritjes se çmimeve të produkteve elementare, inflacioni të varfrit i bën ma të varfër, të pasurit ma të pasur.