Dyqane, apartamente e banesa, ishin objektivi kryesor i grabitjes së një shqiptari dhe ndihmësit të tij italian.
Bassenese dhe Trevigiano ishin zonat ku kryesisht vepronin dy “skifterët”. 26 vjeçari shqiptar Enea Gjyra dhe 45-vjeçari italian, Denis Pivetta lëviznin me një BMW të zezë dhe pikasnin momentet kur familjarët e banesave të ndryshme nuk ndodheshin në to, për të vjedhur gjithçka që gjenin.
Grabitjet nisën që prej gushtit të vitit të kaluar dhe mësohet se kanë vjedhur një shumë prej rreth 80.000 euro si dhe kanë dëmtuar banesat.
Falë kamerave të sigurisë, policia arriti të zbulojë dy agresorët. Gjatë kontrollit të shtëpisë së shqiptarit Gjyra u gjetën edhe gati 2 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Shqiptari dhe italiani kishin edhe bashkëpunëtoret e tyre, pasi policia vuri në pranga edhe 29 vjeçarin shqiptar Aledon Qarku 29-vjeçari shqiptar si dhe 34 vjeçaren ukrainase Tetiana Mishchenko.