Shkrimtarja serbe, Biljana Srbljanoviç, ia ka thënë në sy presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se Kosova është shtet i pavarur. Gjatë një debati televiziv në “TV Prva”, Srbljanoviç i tha Vuçiçit që Serbia duhet ta duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Por përgjigja e Vuçiç nuk ndryshoi aspak, ai mbajti të njëjtin qëndrim që Serbia në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Vuçiç i tha shkrimtares se ky mendim i saj vjen pasi me siguri ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president.
“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë e Kosovës në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të çfarë ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiç.