Kufiri midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një territor i thyer dhe i karakterizuar nga temperatura ekstreme dhe kushte shumë komplekse operimi. Për këtë arsye, agjentët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) , të cilët patrullojnë 3169 km të kufirit me kalë, por edhe me aeroplanë, fuoristradë, do të vihen në krah për të luftuar emigracionin e paligjshëm, me robot të posaçëm, qentë e bërë nga Ghost Robotics .
Ghost Vision , ky është emri i katërkëmbëshit mekanik, qenit robot të Boston Dynamics. Ghost është 76 centimetra i gjatë, peshon 32 kg dhe bateria e tij e lejon të ecë për rreth 3 orë për të kaluar një distancë prej 10 km. Ai është i pajisur me një sistem navigimi që i lejon të ndjekë një rrugë të paracaktuar në autonomi totale, por gjithashtu mund të drejtohet nga distanca nga një operator njerëzor falë kamerave që mban në shpinë.
Ghost nuk ka frikë nga terreni i ashpër: falë sensorëve me të cilët është i pajisur, mund të ngjitet e të zbresë shkallët dhe të lëvizë me shkathtësi edhe midis shtigjeve dhe tokës me gurë. Ai do të përdoret për të patrulluar zonat më jomikpritëse të kufirit Meksikë-SHBA, por edhe për të inspektuar pjesën e poshtme të trenave dhe kamionëve që kalojnë kufirin, duke kërkuar emigrantë të paligjshëm.
Përdorimi i robotit u njoftua pak ditë më parë nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme nga faqja e saj institucionale dhe kritikat ranë menjëherë nga qarqe të ndryshme.
Shumë politikanë amerikanë dhe meksikanë, por edhe përfaqësues të organizatave humanitare, kanë kritikuar ashpër zgjedhjen e përdorimit të një makinerie për një detyrë kaq delikate.
Disa dyshime janë ngritur edhe nga vetë agjentët e DHS-së, veçanërisht mbi aftësinë aktuale të robotit për të ofruar mbështetje të prekshme në punën e përditshme. Ushtarët e ushtrisë franceze, të cilët u përpoqën të përdorin Spot, “binjakun” e bërë nga Boston Dynamics në terren, u ankuan për autonominë e ulët dhe performancën e tij të dobët.
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare sqaron se Ghost nuk do të pajiset me armë zjarri. Por një prototip Ghost, i armatosur deri në dhëmbë me një mitraloz Sword International është paraqitur në ushtrinë amerikane në prill të vitit të kaluar.