“Nuk kam pasur asnje lloj emocioni per ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. Kam pritur te zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqëtësuar, sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rëndë dhe as të lehtë. Ky ka qenë një proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi”.
Ky është reagimi i parë publik i presidentit Ilir Meta në lidhje me vendimin më të fundit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e Parlamentit për ta shkarkuar si kreu i shtetit.
Pavarësisht se vendimi është në favor të tij, Meta u shpreh se reforma në drejtësi ëshë e kapur nga mazhoranca.
“Asnjë ligj e asnjë akt administrative nuk kam shkelur, për të folur kam folur, por kam folur në mënyrë kushtore. E pasdiskutueshme që reforma në drejtësi është e kapur”, tha Meta në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në RTSH.
Më tej ati theskoi se “Nuk kam pasur asnjë shqetësim për një çështje e cila ka qenë inekzistente, sepse jo vetem nuk kam bërë as shkelje të rëndë dhe as të lehte të Kushtetutës, por edhe kam qenë i bindur që ky ka qenë një proces politik. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë”.
“Ky ishte hetimi i tretë kundër meje. Nje maskaradë politike, një shoë. Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qenë shantazh ndaj Presidentit, për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesa ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës”, tha Meta.