Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar, përfaqësues të PD-së dhe PS-së, janë përlasur me njëri-tjetrin në lidhje me dëshmitë e personave të thirrur në komision. PS pretendon se po zbulohen fakte që mund të dëmtojnë hetimet, ndërsa opozita nga ana e saj theksoi se të gjithë dëshmitë që përbëjnë interes do të depozitohen si prova në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Socialsitët dhe të djathtët kanë dalë në akuza dhe kundër akuza për inceneratorët. Jashtë komisonit hetimor, në deklarata të posaçme për inceneratorët i pari që kapi foltoren e kryesisë së Kuvendit ishte Eduard Shalsi. Në një deklaratë për mediat, Shalsi tha se Komisioni Hetimor po konfondon rolet me prokurorët dhe se qëndrimet e deputetëve të opozitës po komprometojnë rëndë edhe procesin hetimor, lidhur me aferat e inceneratorëve. Ndërsa PD këmbëngul se po zbaton rregulloren e hetimeve parlamentare dhe dëshmitë sipas saj nuk prekin hetimin penal. Pas qëndrimeve politike SPAK pritet që të dërgojë zyrtarisht në Komisionin Hetimor Parlamentar ndërprerjen e marrjes në pyetje të dëshmitarëve, pasi mund të cënojnë hetimin penal që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit. “Impiantet janë dhe sfida mbetet që ato të punojnë në mënyrë efikase. I gjithë procesi është shumë delikat”, tha ndër të tjera Eduart Shalsi, përfaqësues i PS-së në këtë komision. Gjithashtu Shalsi theksoi se kurrsesi nuk është marrë përgjegjësi për të mbrojtur personat që kanë shkelur ligjin, ndërsa theksoi se nëse qeveritë do të kishin qenë të përgjegjshme, situata do të duhej të kishte ndryshuar. “Vijojnë debatet e kota, një proces paradoksal. Po konfondojmë rolet tona si parlamentar me rolet e gjykatësit dhe prokurorit. Ajo që ndodh rëndon me Komisionin Hetimor qëllimi i të cilit është ajo që po duket si një gjyq publik. Nga njëra anë kemi një reforme në drejtësi që po jep frytet e veta. Na shqetëson mungesa e seriozitetit. Kemi qenë të shqetësuar me dëshmitarët ku një pjesë e tyre janë të thirru në SPAK. Sot e dimë që kemi njerëz të arrestuar të akuzuar, duhet të sigurojmë mbështetjen tonë Komisionit Hetimor, por pa ngatërruar rolet , dhe pa cënuar rolin e rëndësishëm që kanë marrë organet e drejtësisë. Kemi një opozitë kuturu që po e paralajmëromë të jetë e kujdesshme në Komisionin e Hetimor sepse nuk duam të cënohet procesi i hetimit”, tha ai. Gjatë fjalës së tij, Shalsi tha se deputetët e opozitës duhet të lejojnë drejtësinë të bëjë punë e saj, dhe të mos tregohen të njëanshëm në këtë proces. Ai gjithashtu theksoi se Komisioni Hetimor po i ngjan një gjyqi politik të atyre që zhvilloheshin para ’90. “Është me rëndësi që kryetari i Komisionit të jete i paanshëm, ne kemi parë një kryetar që shpeshherë merr rolin e gjykatësit dhe të prokurorit dhe bën të mundur të ketë një ecuri normale. Unë e thash që e kemi mbështetur, por nuk duam të dalim nga binarët. Ne kemi përgjegjësi. A janë vërtet të interesuar që drejtësia të bëjë punën e saj, deputetët e opozitës, pasi shumë nga qëndrimet e tyre mund të cënojnë procesin hetimor. Kemi pasur raste ku është insistuar të pyetet një dëshmitar, ku organet e hetimit i kanë kërkuar të mos japë deklaratë askund. pra duket sikur duket si gjyqet famëkeqe, si ato para ‘90 ku prezumimi i pafajësi është një nocion i largët. Ka momente ku druajnë se ka qëndrime sabotuese. Cilët janë më të interesuar për të sabotuar procesin këto që kanë thërritur Komisionin Hetimor?”, tha më tej, Shalsi duke shtuar: “I gjithë procesi i menaxhimit është një merak, por kemi një situatë katërcipërisht ndryshe nga ajo që kishim. I kam ftuar shpesh kolegët e opozitës që të ruajnë etikën, t’u përmbahen rolit të tyre. rëndon për të gjithë ata që e njohin ligjin sadopak do ta kuptojnë që askush prej nesh në atë komision nuk ka të drejtë të bëjë komente e interpretimi. Deformimi i gjithë procesit, përvesçe i zhurmshëm, jo i menaxhuar si duhet, nuk është ai që duhet të ishte. Edhe pak ditë kanë mbetur nga puna e komisionit, në finale të të cilit do të dalë dhe raporti. Dua t’iu bëj një thirrje kolegëve opozitarë, të grupeve brenda opozitës, edhe pse nuk jam i bindur që ata do të reflektojnë Prokurorë e gjykatës janë të shqetësuar për tejkalimin e kompetencave të deputetëve në komision, aq më tepër kur kemi një proces që po vijon në SPAK”.
Reagimi i Tabakut për Shalsin
Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat theksoi se afera e incenaratorëve ka marrë përmasa të mëdha. Ndërsa i është përgjigjur deklaratës së Eduard Shalsit i cili theksoi se Komisioni Hetimor po bën rolin e prokurorit dhe se kryetari i Komisionit por tregohet i njëanshëm, Tabaku tha se deputeti socialist është njeriu i fundit i cili mund të bëjë akuza të tilla. Gjithashtu Tabaku tha se njerëzi që kanë shkelur ligjin janë në SPAK dhe në qeveri. “Shalsi është i fundit që mund t’i bëjë akuza dikujt. I kërkoj më shumë etikë përpara se të flasë me mua apo këdo nga PD. I kam kërkuar kolegëve socialistë dhe zotit Shalsi të mos bëhen mburojë politikë, e atyre që shkelin ligjet. Sot ato që e kanë shkelur ligjin janë duke u pyetur në SPAK, sot ato që e kanë shkelur ligjin janë në qeveri”, tha më tej. Tabaku ka akuzuar kryetarin e bashkisë Fier se duke pasur në dispozicion 10 troje për inceneratorin, zgjedh të vetmin që ishte privat duke e shpronësuar me 460 mln lekë shtesë buxhetit të shtetit. “Sot bëmë publike fakte për qytetarët për inceneratorin e Fierit. Besoj se sot për publikun u bënë publike fakte të rëndësishme për dhënien e koncensionit. Në vitin 2016 vendodhja ndryshohet dhe një vit më pas ndryshohet përsëri dhe shkohet në fshtin Mbrostar me firmë të Armando Subashit. Këto kërkesa vijnë nga kompania koncensionare ndërkohë që ajo ka firmosur një kontratë me shtetin që e ka shkelur. Dhe çfarë bën Subashi? I vendosen në dispozicion 10 troje dhe zgjedh të vetmin që ishte privat. 460 mln leke shtesë kontratës koncesionare dhe e shpronëson me çmimin dyfish. Gjatë procesit të dhënies së kontratës kompania që ka bërë ofertën e pa kërkuar dhe kërkon. Kush e blen kompaninë? Klodian Zoto. Kontrata koncensionarë fitohet nga Klodian Zoto dhe një kompani italiane. Një javë pasi mori koncensionin shiten aksionet me 200 euro për një kontratë koncensionare 28 milionë euro. Sot intervistuam edhe Lorant Dusha dhe nga intervista përveç pjesës që nuk di e mbaj mend, Dusha del dhe punonjës i kompanisë “Hermes Comunications”. Ajo që ndodhi sot me dëshminë e tij nuk e mban mend si si i ka paguar 23 milinë euro Klodian Zotos, si ka bërë pagesa fiktive. si kanë marrë pagat kur nuk kanë punuar, si kanë marrë 20 milionë euro paradhënie kur nuk punon si incenerator”, tha Tabaku.